Maqedoni e Veriut, pjesa më e madhe e parave në qarkullim janë njëmijëshe

Shuma totale e parave të lëshuara në qarkullim në fund të vitit të kaluar ishte 39.8 miliardë denarë dhe krahasuar me fundin e vitit 2017 është shënuar rritje prej 3.6 miliard denarë ose 10 për qind, sipas të dhënave të publikuara në raportin vjetor të Bankës Kombëtare.

Struktura e parasë në qarkullim tregon se në fund të vitit, paratë e letrës përbëjnë 97% dhe monedhat me 3% të vlerës totale.

Nga aspekti i numrit të parave të lëshuara në qarkullim, pjesëmarrja e kartëmonedhave përbënte 26.1% (89.8 milionë copë), ndërsa për monedhat 73.9% (254.9 milionë copë), transmeton Meta.mk.

Kartëmonedhat që qarkullojnë më së shumti janë me vlerë prej 1.000 denarë (58 për qind), 2.000 denarë (24.9 për qind) dhe 500 denarë (10.8 për qind). Kartëmonedhat e mbetura përbëjnë 6.3% të vlerës së përgjithshme.

“Në strukturën e parave të lëshuara në qarkullim sipas numrit të copave, kartëmonedhat që kanë pjesën më të madhe të qarkullimit janë 1.000 denarë (24.9 për qind), 10 denarë (19.1 për qind), 100 denarë (16.6 për qind) dhe paratë e reja nga 10 denarë (16.1 për qind). Kartëmonedhat  e mbetura përbëjnë 23.3% të totalit në qarkullim, “thuhet në raport.

Rritja e parave në qarkullim në shkencat ekonomike është një sinjal për zbutje të inflacionit, që është rritja e çmimeve dhe zvogëlimi i vlerës së parasë.

Dje, Guvernatorja i Bankës Kombëtare, Aneta Angelovska Bezhska, prezantoi parashikimet më të fundit makroekonomike dhe tha se Banka Kombëtare bëri një rishikim në rënie të normës së inflacionit prej 1.5 për qind krahasuar me dy për qind që ishte parashikuar në analizën e tetorit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button