Bosi i Amazonit prezanton anijen kozmike: Në Hënë për turizëm

Teknologjia po ecën me ritme të shpejta po ashtu dhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos. Ai ka paraqitur modelin më të ri të anijes kozmike. E quajtur Blue Moon, anija ka si qëllim transportin e njerëzve dhe pajisjeve në Hënë, deri në vitin 2024.

“Është koha për t’u kthyer në Hënë, dhe këtë herë për të qëndruar”, tha Bezos. Anija  pa pilot  do të peshojë rreth 15 kg, përfshirë dhe karburantin që do I duhet për të përshkruar gjithë rrugën nga Toka në Hënë, transmeton Klan Plus.

Bezos gjithashtu zbuloi se motori do të testohet për herë të parë këtë verë. Përsa i përket çmimit sesa do të kushtoje një biletë ende nuk ka asnjë të dhënë. Në takimin e mbajtur në Qendrën e Konventës së Uashingtonit ishin me qindra pjesëmarrës, shumica prej tyre zyrtarë nga NASA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button