PTHP e ka mbyllur rastin për prokurimet publike në Ministrinë e shëndetësisë

Prokuroria themelore publike për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit ka vendosur të mos hapë lëndë për, siç është thënë, “parregullsitë e pretenduara gjatë implementimit të procedurave për prokurime publike në Ministrinë e shëndetësisë.”, njofton Portalb.mk.

LEXO: Antikorrupsioni ka hapur procedurë për Merkon, Vangellovskin dhe drejtoreshën e Hematologjisë

Prokuroria vitin e kaluar inicioi hetim paraprak, pas informacionit të pranuar, se ekzistojnë indikacione për shkelje të ligjit gjatë procedurave të dhënies së kontratave për prokurime publike në Ministrinë e shëndetësisë. Më këtë lëndë ishin mbuluar prokurime të barnave nga kompani farmaceutike, për institucione shëndetësore publike, pa procedurë tenderimi, prokurim të bio-reaguesve dhe analiza të gjakut, ndërtim të bunkerit për akselerues në Spitalin klinik në Shtip dhe konflikt të interesave në prokurimin publik të barnave në Klinikën e hematologjisë.

Sipas Prokurorisë themelore publike “për të ekzistuar vepër penale, keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 5 duhet që prokurimi publik të jetë kryer në mënyrë të paligjshme dhe ketë kontratë të nënshkruar për prokurim publik. Nëse s’ka kontratë, nuk janë plotësuar elementet për vepër të kryer penale nga ky nen”.

“Nga provat e mbledhura rezulton që në rastin e prokurimit publik të ilaçit Vemurafenib, procedura e prokurimit publik është realizuar, por me propozim të Komisionit për prokurime publike, është marrë Vendim për anulim të procedurës sipas nenit 169 të Ligjit për prokurime Publike dhe nuk është nënshkruar kontratë për prokurim”, njoftuan nga PTHP.

LEXO: Mjekët dhanë hollësi në Antikorrupsion rreth prokurimeve familjare në Hematologjisë

Lidhur me prokurimin publik të bio-reaguesve dhe analizave të gjakut, procedura është realizuar, por nuk është nënshkruar kontratë, për shkak se Komisioni shtetëror për ankesa i ka miratuar ankesat dhe procedura është anuluar.

Në rastin e ndërtimit të bunkerit për akselerues në Spitalin klinik në Shtip, PTHP thekson se bëhet fjalë për marrëveshje kornizë kreditimi për financim të Projektit për ndërtim dhe modernizim të Qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup dhe Spitalit rajonal klinik në Shtip, ku vlejnë dispozitat e Ligjit për huamarrja të Republikës së Maqedonisë te Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës, e jo dispozitat e Ligjit për prokurime publike, prandaj edhe s’ka shkelje të nenit 353 paragrafi 5 të Kodit Penal, sqarojnë nga PTHP.

Nga raporti special, i cili është rezultat i veprimit pas informacionit që e ka pranuar Drejtoria e policisë financiare, e në lidhje me konflikt të interesave në prokurimin publik të barnave në ISHP Klinika për Hematologji, rezulton se s’ka shkelje në procedurën e prokurimit publik, as është vërtetuar konflikt i interesit te personat përgjegjës, por që prokurimi publik plotësisht dhe në të gjitha fazat është realizuar sipas ligjit, kanë njoftuar nga PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button