20 foshnje fituan dru me emrin e tyre në Shkup, një vit pas njoftimit për projektin

Një vit pas njoftimit për projektin e Qytetit Shkup, sot 20 foshnje kanë fituar fidane në të cilat qëndron emri i tyre dhe data e lindjes, shkruan Portalb.mk.

Pllakat e para me emrat e foshnjave janë vendosur në rreshtin e ri të drunjve mbrapa stadiumit të Armatës, deri te bregui i lumit Vardar. Pllakat janë shkruar në gjuhën që e kanë zgjedhur prindërit.

“Në periudhën e ardhshme edhe 300 drunj në rreshtat me drunj dhe parqe do të fitojnë emra të foshnjave të porsalindura në nder të të cilëve është mbjell ai dru. Veçanërisht gëzohem që këta fëmijë do të rriten në të njëjtën kohë me drunjtë dhe do të mund të ndjekin rritën e drurit të tyre. Me këtë, në mënyrë simbolike dëshirojmë të krijojmë lidhje mes qytetit dhe qytetarëve të vet të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha kryetari i komunës Shkup Petre Shilegov.

Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje prindërve të ardhshëm të paraqiten në Qytetin e Shkupit, për të marrë pjesë në këtë aksion dhe të kenë drurin e tyre në kryeqytet.

Vitin e kaluar me 2 prill kryetari Petre Shilegov ka nënshkruar memorandum për zbatimin e projektit me klinikat për gjinekologji dhe akusheri në Shkup. Atëherë u tha se prindërit të cilët dëshirojnë fëmija i tyre të ketë dru në të cilin do të qëndrojnë të dhënat e tij do të mund të paraqiten në Qytetin Shkup. Pasi të dalin nga klinika gjinekologjike, prindërit do të duhet të paraqesin kodin që e marrin në numrin e telefonit 071/395-395, ku më pas do t’i marrin informatat plotësuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button