Mirkoviq pranoi të jep llogari në Gjakovë për krimet gjatë luftës në Kosovë

Vuk Mirkoviq, i akuzuar nga familjet gjakovare, Ferizi dhe Kumnova, për krime ndaj familjarëve të tyre gjatë luftës në Kosovë, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke insistuar se të gjithë gjakovarët e njohin për vepra të mira, shkruan Klan Kosova.

“Po flas për mua dhe familjen time, unë kam pasur probleme në Gjakovë jo prej shqiptarëve po prej serbëve. Unë për veti kam punuar në pallat të kulturës, në teatër. I vetmi jam që më kanë larguar nga puna”.
“Pyeteni Jeton Vorfin. Jetoni im besoj se nuk ka harruar kur i kanë dëbuar prej banesave për me shku për Shqipëri, unë kur kam dal para Jetonit serbët me automat kanë dashur të më gjuajnë. Pastaj kur kanë bombarduar NATO, familjet shqiptare me familjet tona kanë qenë bashkë në bodrum”

“Kurrë në jeten time unë nuk jam e as nuk kam pasur uniformë. Gjakovaret dhe të gjithë e dinë për mua se asnjë fjalë të keqe s’e kemi pasur mes veti e lëre më me vra”.

“Unë kam përfunduar shkollë për aktor dhe mua në punë më kanë pranuar shqiptarët, e jo serbët”.

“Me Avni Ferizin kemi qenë në gjyq për një banesë dhe gjykata ma ka dhënë mua banesën”.

“Kam banuar në atë banesë. Avni Ferizin vetëm një herë e kam parë kur kemi qenë në gjyq, nuk e kam njohur. Krejt gjakovaret e dijnë se kush jam unë dhe familja ime. Me shqiptarët kemi jetuar. As nuk kam pasur armë e as unifromë, asgjë”.

“Unë nuk kam luftuar, unë kam qëndruar në banesë në qytet. Nuk jam aktivizuar si serbët tjerë. Ndërsa për Draganin .. edhe ai ka qenë shumë i mirë. I ka ndihmuar shqiptarët”.
“Gjakovaret e dinë kush kë e ka vrarë. Unë vi në Gjakovë me përgjegjësi për atë që kam bërë. Ne jetën time jo të vrasë larg qoftë, por as një fjalë të keqe ndërmjet veti, kurrë”.

“Për djalin e Avni Ferizit… vetëm kjo puna e banesës ka sjellë atë që ai të thotë se unë e kam vrarë Avni Ferizin. Kurrë në jetën time”.

“Nëse ka ai… që unë e kam vrarë, unë vi në Gjakovë, le t’më vret ai mu”, ka deklaruar Mirkoviq për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button