Basha: Mesazhi ndërkombëtar i qartë, s’ka negociata pa dënuar vjedhësit e zgjedhjeve

Sipas kreut të PD, mesazhi i ndërkombëtarëve është i qartë për vendin, se nuk do të ketë çelje të negociatave pa dënuar më parë ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash, transmeton Top Channel. 

“Hapja e negociatave, hapja e rrugës drejt Evropës, që është objektivi më i rëndësishëm i demokratëve shqiptarë sot kërcënohet qartë jo vetëm nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës, pandëshkueshmëria e tij dhe e ministrave të tij, por siç e kanë thënë 2 ditë radhazi, dy personalitete më me peshë të Bundestagut, pa shkuar në burg ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash. Sot kjo mori një stad të ri vetëdijësimi me 300 studentë të forumit të Partisë Popullore, partisë tonë nënë, kanë kuptuar kauzën tonë dhe për këtë arsye janë në krahun e rinisë shqiptare dhe nesër në orën 18 e 30 të rinjtë evropianë nga Gjermania, Britania, Franca do të jenë në krahun tuaj në goditjen kundër tiranisë së krimit, për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, u shpreh Basha.

Kreu i PD, e cilëson edhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave, si një akt të paprecedentë të qeverisë, i cili sipas tij jo vetëm që do anulohet, por do të konsiderohet akt kriminal.

“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqitparë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button