Ivan Rakitic tek Interi, jo thjesht një hipotezë

Transferimi i Ivan Rakiticit tek Interi nuk është më vetëm një hipotezë e merkatos. Zërat që vijnë nga Spanja bëhen më të ndjeshëm dhe sugjerojnë për nisjen e bisedimeve. Vetë “El Mundo Deportivo”, që është shumë pranë klubit katalan, zbulon se drejtuesit “blaugrana” dhe homologët e tyre zikaltër kanë diskutuar për detajet e presin thjesht firmën finale për kalimin e mesfushorit kroat në Serinë A. Bëhet fjalë për një marrëveshje që prej 50 milionë eurosh, as sa kampionët e Spanjës e vlerësojnë lojtarin, shkruan Super Sport.

Gjithsesi, deri në shtrëngimin e duarve duhet pritur përfundimi i sezonit, pasi Barcelona pret të luajë edhe finalen e Kupës së Mbretit, kundër Valencias.

Rakitic ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça për të fituar Championsin. Tashmë ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, sepse edhe mbërritja nga Ajaxi e Frenkie de Jog i zvogëlon hapësirat në formacion. Edhe marrëdhëniet me tifozërinë nuk janë më si më parë, pas dështimit në “Anfield”.

Tek Interi do të kishte një rol protagonisti përkrah bashkëkombësit të tij, Brozovic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button