Kina ka ngritur akuza ndaj ish presidentit të Interpol-it

Prokurorët kinezë ngritën zyrtarisht akuza për shpërdorim detyre dhe rryshfet kundër ish-presidentit të Interpolit Meng Hongwei, shkruan VOA.

Njoftimi u bë të premten nga zyra e prokurorit në qytetin verilindor të Tianjin. Në njoftim thuhej se zoti Meng ka abuzuar me pushtetin gjatë kohës që mbante detyrën e zëvendësministrit për sigurinë publike, si dhe kreut të rojes bregdetare të Kinës dhe se kishte marrë në formë rryfshfeti “një shumë të madhe” parash.

Bashkëshortja e zotit Meng, Grace, e cila jeton në Francë, i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se arrestimi i tij është bërë për qëllime politike.

Meng Hongwei ishte përjashtuar nga detyrat publike dhe Partia Komuniste kineze, përpara se të arrestohej zyrtarisht muajin e kaluar.

Ai u zgjodh president i Interpolit në 2016-n. Në shtator të vitit të kaluar ai rezultoi i zhdukur gjatë një vizite në vendin e tij të origjinës.

Interpoli u detyrua t’u bënte një kërkesë zyrtare autoriteteve kineze për informacion rreth vendndodhjes së zotit Meng.

Më vonë, Pekini njoftoi se ai ishte arrestuar lidhur nën akuzat për marrje rryshfeti dhe se kishte dhënë dorëheqjen nga Interpoli.

Ka dyshime se Meng Hongwei është një prej shumë zyrtarëve të Partisë Komuniste, të cilët kanë humbur mbështetjen politike të presidentin kinez Xi Jinping, për shkak të perceptimit për mungesë ndershmërie e korrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button