Këshilla nga Woody Allen: meshkujt dhe femrat mendojnë ndryshe (VIDEO)

Lidhjet e dashurisë në fillim janë shumë interesante dhe çdonjëri ka dëshirë për të lënë përshtypje sa më të mirë te partneri. Një kombinim i humorit, inteligjencës dhe mundit, do ta bëjë çdo takim të jetë interesant.

Woody Allen shfaq tematikën e dashurisë në mënyra të ndryshme nëpërmjet filmave të tij dhe prandaj ne zgjodhëm disa këshilla të marra nga to.

1. Kini në mendje se meshkujt dhe femrat mendojnë ndryshe (Video 1 – Annie Hall):

Në fillim, të gjithë mundohemi ta shfaqim më të mirën nga vetja. Më e rëndësishmja e kësaj periudhe është që të kuptoni dallimin mes asaj që partneri ua thotë, dhe asaj që e mendon me të vërtetë. Skena e kësaj komedie romantike në një mënyrë mjaft qesharake dhe në fakt, reale tregon atë që ndodh në kokat tona kur dikush na pëlqen.

2. Jini real (Video 2 – Whatever works):
Edhe pse do kishim dashur të gjenim partnerë të përkryer, shpeshherë duhet të kënaqemi me një zgjidhje më  të thjeshtë. Prandaj, mos jini sipërfaqësor dhe mundohuni ta gjeni atë që ju përshtatet emocionalisht dhe intelektualisht. Lary Davis e mbaron filmin me një fjalim me të cilin shpjegon se si të gjeni dashuri dhe lumturi.

3. Mos prisni që çdo gjë të shkojë sipas planit (Video 3 – Play it again, Sam):
Tajmingu i mirë si dhe kimia që keni mes  jush janë faktorët më të mirë për një fillim të suksesshëm të lidhjes. Kur dilni me dikë që ju  pëlqen, duhet ta dini se jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit dhe prandaj duhet të keni gati planin B. 

4. Besoni në atë se “çdo gjë do të përfundojë mirë” (Video 4 – Manhattan):
Në lidhje bëjmë gabime për të  cilat më vonë mund të pendohemi, por askush nga ne nuk është i përkryer dhe prandaj, as lidhja juaj nuk mund të jetë e tillë. Por, mos humbni shpresë. Vazhdoni të jeni pozitiv dhe besoni në një fund të mirë – ky është themeli i një marrëdhënieje të shëndoshë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button