Pa marrëveshje edhe takimi i sotëm për statusin e ardhshëm të PSP-së

Nuk është arritur pajtim për ligjin për Prokurorinë Publike edhe në takimin e sotëm të grupeve të punës së Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së opozitare në Ministrinë e Drejtësisë.

Çështja kyçe për të cilën është biseduar, siç tha pas takimit ministrja, Renata Deskoska, është neni 105 gjegjësisht rreth vazhdimit të procedurave dhe shfrytëzimit të dëshmive të cilat janë grumbulluar deri më tani, transmeton MIA.

“VMRO-DPMNE mbeti në kërkesën e tyre procedurat të cilat janë hapur pas 18 muajve të parë të formimit të PPS-së të ndërpriten, të gjitha dëshmitë të cilat janë siguruar të bien në ujë gjegjësisht të mos jenë të përdorshme, ndërsa të gjitha masat të cilat janë ndërmarrë të ndalojnë. Kjo do të thotë – nëse u ngrihet prona si parti t’u zhbllokohet, nëse janë shqiptuar masa kujdesi dhe për paraqitje në gjykatë të hiqen, ndërsa eventualisht këto procedura edhe të ndërpriten. Këto qëndrime janë të papranueshme”, deklaroi Deskoska.

Në takimin e sotëm është folur edhe për dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecies. Kjo, thotë Deskoska, tani nuk është e mundur pasi ka afate për sjelljen e ligjit. Komisioni i Venecies nuk duhet të shfrytëzohet si rast dhe shkak për stërzgjaten e sjelljes së ligjit”, shtoi ministrja e Drejtësisë.

Por, siç theksoi Deskoska, Qeveria është e gatshme menjëherë pas sjelljes, ligji t’i dërgohet Komisionit të Venecies dhe nëse ka mendim që atje kjo menjëherë të inkorporohet në ligj.

Sjellja e ligjit për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PPS-së është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

“Fakti se qeveria nuk është gati të dërgojë projektligjin e miratuar nga LSDM dhe BDI në Komisionin e Venecias na jep të drejtën të dyshojmë se ata nuk besojnë në zgjidhjet e tyre të propozuara”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Ai pas takimit tha se qeveria ka disponim për vendime të ndryshme të personelit, me përjashtim të Katica Janevës dhe, siç shtoi ai, ky është një sinjal i mirë, por ministrja Deskoska e mohoi atë, duke thënë se nuk është folur aspak as për Katica Janevën dhe as për ndryshime të personelit.

“Në mbledhjen e sotme, nuk është folur fare as për vendime personeli dhe as për prokurorë të veçantë. Kjo është një çështje që nuk diskutohet brenda një grupi pune, por është kompetencë e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Pra, çështja  në lidhje me Katica Janevën ose konkretisht me disa prokurorë nuk ishte hapur në takimin e sotëm”, tha Deskoska.

Milloshoski tha se dëshiron që ministrja e drejtësisë Renata Deskoska të mos shkarkohet në periudhën e ardhshme të rikonstruksionit që e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev dhe e përgëzoi atë që u bë kryetare e Trupit Këshillëdhënës për Reformën Gjyqësore.

LEXO: Fati i Prokurorisë Speciale, ende pa marrëveshje, vazhdon të premten pazari mes VMRO-së dhe Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button