Policia e Maqedonisë zbardhi detajet nga aksioni i mbrëmshën antidrogë, 4 persona do të paditen

Policia ka dalë me detaje lidhur me aksionin policor që u zhvillua dje në lokacione të ndryshme në Shkup por edhe në qytetet tjera.

Ata kanë njoftuar se do të ngritet padi kundër katër personave të cilët janë marrë me tregti me drogë. Bëhet fjalë për persona: I.J (41), B.J (31) të dy nga lagjja Çento, N.M (37) nga Çairi dhe D.R (19) nga Haraçina, nën dyshime se kanë bërë veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim  të lëndëve narkotike.

“Ndryshe, hetimi kriminalistik është zhvilluar tre muajt e kaluar, ndërsa e njëjta kishte për qëllim shkatërrimin e grupit kriminel të organizuar nga Shkupi, e cila ishte identifikuar si grup kriminel i organizuar me hierarki të fortë, e cila merret me blerjen e sasisë së madhe të kokainit, që më pas është paketuar dhe shitur në rajonin e qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton SHENJA.

Nga policia poashtu kanë njoftuar se gjatë veprimit të tyre, grupi i organizuar kriminel ka bërë veprime korruptive për të siguruar informacione për masat që MPB i ndërmerr ndaj pjesëtarëve të grupit si dhe për sigurimin e informacioneve të nevojshme për procedura konkrete gjyqësore që janë kundër tyre.

“Nëpërmjet shitjes së kokainës, këta persona kanë siguruar shuma të mëdha të parave, të cilat i kanë investuar duke blerë makina luksoze, banesa dhe ndërtim  të shtëpive. Është dokumentuar se ky gurp gjatë veprimit të tyre ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj personave shfrytëzues të kokainës, të cilët nuk kanë paguar me kohë”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Gjatë zbatimit të këtij aksioni, janë siguruar një numër i madh i provave materiale dhe janë dokumentuar persona që kanë bashkëpunuar, menaxher të kafiterive, klube nate dhe restorante, më pas avokat, drejtorë, bankar dhe të punësuar në administratë publike, me ç’rast janë arrestuar 12 persona.

“Në kontekst të kësaj, ndërsa në kuadër të hetimit janë ngritur dy kallëzime penale deri tek Prokuroria Publike e Shkupit dhe Prokuroria Publike e Kumanovës, kundër dy personave, prej të cilëve njëri është i punësuar në pozitë të lartë në Drejtorinë e Doganve”, thuhet në komunikatën e policisë.

Aksioni njoftojnë nga policia, përcjell SHENJA, është realizuar në lagjet në Çair, Çento dhe fshatin Grushinë të Shkupit.

Aksioni ka filluar kur lideri i grupit ka tentuar të ik nga shteti, ndërsa është arrestuar në aeroportin e Shkupit me një shumë të madhe të parave. Poashtu edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit janë arrestuar, ndërsa njëri është në kërkim. Njëri nga anëtarët e grupit u arrestua gjatë natës në shtëpinë e tij ndërsa kishte planifikuar të arratiset.

Nga bastisjet e kryera janë gjetur sasi e madhe e kokainës, para, pesë makina luksoze, një pistoleta, dy pancirë, më tepër telefona celularë.

MPB ka njoftuar se do ta zgjeroj hetimin edhe ndaj zyrtarëve policor për të cilët gjatë hetimit janë siguruar informacione se kanë pasur lidhshmëri me pjesëtarët e këtij grupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button