Nepotizëm ka pasur, ndërsa përgjegjësi nuk ka, Komisioni i Antikorrupsionit ka mbyllur lëndë të vjetërsuara

Komisioni i Antikorrupsionit në seancën e sotme mbylli më shumë lëndë për të cilat konfirmoi se ka pasur nepotizëm dhe ndeshje të interesave te një pjesë e ish-funksionarëve, por për shkak se lëndët janë vjetërsuar, Komisioni nuk ka kompetenca të veprojë, transmeton Portalb.mk.

Mes lëndëve të cilat i kanë mbyllur sot, kishte katër të lidhura me ish-kryetarin e Llozovës, Orce Cvetkovski, i cili në vitin 2009 dhe 2013 kur është zgjedhur kryetar komune, ka ndikuar në punësimin e nipave të tij dhe kushërirëve në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.

Nga Komisioni i Antikorrupsionit thanë se nuk mund të veprojnë për shkak se lëndët vjetërsohen në afat prej tre vjetëve, por në të ardhëm siç arsyetoi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska do të vazhdojnë ndryshime ligjore.

Më parë, Antikorrupsioni mbylli disa lëndë në lidhje me deputetin Antonio Milloshovski, sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva dhe funksionarë tjerë nga pushteti paraprak.

Për to Antikorrupsioni konfirmoi se kanë ndikuar në punësimin e të afërme të tij, nga krijimi i vendeve të punës nga dokumentet e fshehura dhe kushtet e pa plotësuara për punësim, por lëndët i ka mbyllur me të njëjtin arsyetim, rastet janë vjetërsuar, ndërsa funksionarët janë ndërruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button