Zaev mori pushim pasi paralajmëroi “spastrim” të Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga sot deri më 14 maj do të jetë në pushim. Nga Zyra e kryeministrit informojnë se ai do të shfrytëzojë ditë të lira për shkak arsyeve private, transmeton Portalb.mk.

“Zyra e presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se kryeministri Zoran Zaev në periudhën prej 10 deri më 14 maj 2019 do të shfrytëzojë një pjesë të ditëve të lira, për shkak arsyeve private.  Zyra e presidentit të Qeverisë do të funksionojë pa ndërprerë në periudhën e mungesës private të kryeministrit”, thuhet një njoftim.

Pushimi i Zaevit vjen pas fushatës së zgjedhjeve presidenciale dhe vizita e Papa Françeskut në vend. Kryeministri paralajmëroi edhe pastrim të Qeverisë dhe partisë menjëherë pas zgjedhjeve, duke theksuar se e “kanë marrë mesazhin e qytetarëve në zgjedhjet presidenciale”, ku fitoi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski.

LEXO: Zaev fillon analizën për të përcaktuar pikat e dobëta në Qeveri dhe LSDM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button