Kuçi: Pjesa shqiptare e Maqedonisë të gazifikohet

Gazifikimi i rrjetit rrugor duhet të jetë ndër projektet prioritare të Qeverisë duke pasur parasysh se në mënyrë të ngadalshme projektet realizohen në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Kështu është shprehur kryetari i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-perëndimore, Menderes Kuçi në një intervistë për portalin ekonomik Faktor.

“Doemos duhet të ketë ndryshim të prioriteteve për gazifikimin e Maqedonisë, duke përfshirë edhe linjën e gazifikimit Shkup – Tetovë – Gostivar – Kërçovë nga faza e pestë e gazifikimit të kalojë në fazën e dytë me prioritete të larta. Kjo do t’ju sjell impuls të veçantë zonave të lira ekonomike, si dhe bizneseve në këtë rajon” ka thënë mes tjerash Kuçi.

Ai ka theksuar se duhet të ndryshohet ligji për buxhet dhe në këtë mënyrë të bëhet shpërndarja e parave edhe te etnitetet e tjera të cilët nuk kanë qasje në paratë e buxhetit shtetëror.

“Më pas realizimi i zonave të lira ekonomike në Tetovë. Bujqit përballen me vështirësi procedurale, praktika tregon se vështirë sigurohen dokumentet e nevojshme në afatet që Qeveria i jep për projektet të cilat i financojmë. Për Maqedoninë Perëndimore, njëra nga projektet kyçe është ndërtimi i Korridorit 8 (autostradë dhe hekurudha), rrugët tjera kapitale për lidhjen e kësaj pjese të Maqedonisë me Shqipërinë dhe Kosovën, rruga: Tetovë – Prizren, “Rruga e Arbërit”, Tetovë  – Ferizaj, Kumanovë – Bellanoc, terminalet doganore – Jazhincë, si dhe aktivizimi i zonës ekonomike në Tetovë dhe Kërçovë” ka thënë Kuçi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button