Spasovski: Ka të dhëna se me “Lagjen e Trimave” është dashur të ndërpriten “bombat”

Eksitojnë të dhëna se ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë para katër viteve kanë ndodhur që të ndërpritet publikimi i “bombave”, kështu vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën e mbrëmshme në televizionin 21, transmeton Portalb.mk.

“Një nga dilemat që paraqitet edhe para meje edhe para qytetarëve është se a ishte kjo skenar që duhej ose kishte detyrë ta ndërprerje publikimin e bombave, sepse në shkurt filloi publikimi i bombave, gjegjësisht e vërteta për Maqedoninë, ndërsa në maj ndodhën ngjarjet e Kumanovës”, tha Spasovski.

Në përballjen e armatosur para katër vjetëve në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, që zgjati dy ditë, jetën e kanë humbur tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndera rreth 40 tjerë janë lënduar rëndë.

Përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, janë vrarë edhe 10 përfaqësues të grupit të armatosur.

LEXO: Të gjitha “bombat” e publikuara nga Zoran Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button