Australi, kartëmonedha 50-dollarëshe ka një gabim drejtshkrimor

Kartëmonedha e fundit 50-dollarëshe në Australi është në qarkullim prej muajsh tashmë, edhe pse në të gjendet një gabim drejtshkrimor, njofton Top Channel.

Kartëmonedha është e mbushur me elemente sigurie, përfshirë një mjelmë që duket sikur fluturon, dhe një 50-she holografike që përmbyset kur kartëmonedha lëviz.

Por, ndonëse është kujdesur shumë ta bëjnë atë të pafalsifikueshme, Banka australiane e Rezervave ka gabuar aty ku s’ia merrte mendja: ka shkruar keq fjalën “përgjegjësi” në miliona kartëmonedha të reja.

 

View this post on Instagram

 

After a hot tip from the @triplemmelb family, we’ve found the spelling mistake on the new $50 note! #BreakingNews

A post shared by Hot Breakfast (@mmmhotbreakfast) on

Kjo bankë e konfirmoi vetëm sot gabimin, e tha se ai do të rregullohet në kartëmonedhat që do të prodhohen në të ardhmen. Aktualisht në përdorim janë rreth 46 milionë kartëmonedha me këtë gabim.

Në të është portretizuar Edith Cowan, gruaja e parë që ka qenë pjesë e Parlamentit australian, e deklarata e saj në Parlament është shkruar gabimisht.

“Është përgjegjësi e madhe që jam gruaja e vetme këtu dhe dua të theksoj nevojën që ekziston për të pasur gra të tjera këtu”, ishte rreshti i cituar prej fjalës së Cowan. Edhe pse kartëmonedha është prodhuar kohë më parë, u deshën 6 muaj për ta vënë re gabimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button