Po ndërtohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Nikishtan, Komuna Gjorçe Petrov

Përfundimi i ujësjellësit që të mund të sigurohet uji i pijshëm për çdo shtëpi, me degë në pjesën e poshtme të fshatit. 

[Burimi: Programi zgjedhor i Aleksandar Naumovski për zgjedhjet lokale të vitit 2017 “Jetë në Gjorçe Petrov për të gjithë“, faqe 38, data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Përfundimi i ujësjellësit në f. Nikishtan me qëllim që të sigurohet ujë për pije deri në çdo shtëpi të fshatit, u premtua në zgjedhjet lokale (15.10.2017) nga kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski. Premtimi i përmendur i Naumoskit është pjesë e programit të tij zgjedhor: “Jetë në Gjorçe Petrov për të gjithë” (faqe 38) dhe dhe ky projekt është duke u realizuar. 

Aktivitet për ndërtimin e ujësjellësit filluan në fund të vitit të kaluar (nëntor 2018). Bëhet fjalë për ndërtimin e unazës së dytë prej rrjetit shpërndarës primar dhe sekondar me gjatësi prej 2.200 metra. Vlera e projektit është 9 milion denarë dhe është në realizim të Komunës së Gjorçe Petriv, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në periudhën e kaluar një pjesë e mediumeve informuan për fillimin e ndërtimit të ujësjellësit në Nikishtan. Portali “Skopjeinfo.mk” me 29.03.2019 informoi se kryetari Aleksandar Naumoski dhe ekipi i tij kanë kryer inspektim të aktiviteteve ndërtuese dhe është vërtetuar dinamika në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit. Në kërë lajm e transmetua edhe deklarata e Naumoskit në të cilën ai njofton se projekti do të përfundojë deri në fund të vitit.

Informacione dhe fotografitë për ndërtimin e ujësjellësit në Nikishtani janë publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës Gjorçe Petrov.

Burimi: Vërtetëmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button