NBA: Milwaukee mposht Bostonin, avancon në finale të Lindjes

Milwaukee Bucks triumfoi mbi Boston Celtics me rezultatin 116-91 të mërkurën mbrëma, duke e çuar në 4:1 rezultatin e përballjes së tyre në Playoffin e NBA-së, me çka dhe u kualifikua për në finale të Konferencës Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatë lojtarë të Bucks shënuan shifra të dyfishta, nga të cilët spikati kandidati për MVP, Giannis Antetokounmpo me 20 pikë, 8 kërcime dhe 8 asiste.

Khris Middleton shënoi 19 pikë, ndërsa një kontribut për fitoren dha edhe Eric Bledsoe me 18 pikë të shënuara.

Për Bucks, kjo do të jetë finalja e parë në Konferencën Lindore që nga viti 2001, atëherë kur u mposhtën nga Philadelphia 76ers.

Për Boston Celtics, katër lojtarë shënuan shifra të dyfishta, nga të cilët spikati Kyrie Irving me 15 pikë.

Bucks do të luajë kundër fituesit të përballjes mes Philadelphia 76ers – Toronto Raptors.

Warriors fitojnë përballjen e 5-të, por dëmtohet Durant

Golden State Warriors mundën në shtëpi të vet ekipin e Houston Rockets me rezultatin 104-99 për të çuar në 3:2 rezultatin e ‘play-off’-it në Konferencën Perëndimore.

Pavarësisht fitores së arritur, Warriors mbeten të shqetësuar nga fakti se super-ylli i tyre, dy herë MVP i finales Kevin Durant pësoi një dëmtim.

Durant pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë në çerekun e tretë të ndeshjes, pas çka dhe nuk vazhdoi lojën duke e përfunduar me 22 pikë, 5 kërcime dhe 4 asiste.

Mbetet të shihet nëse Durant do të jetë në gjendje të udhëtojë me ekipin e tij në Houston për përballjen e 6-të.

Rezultatet e ‘Play-off’-it:

Konferenca Lindore:

(1) Milwaukee Bucks 4-1 Boston Celtics (4)

(2) Toronto Raptors 3-2 Philadelphia 76ers (3)

Konferenca Perëndimore:

(1) Golden State Warriors 3-2 Houston Rockets (4)

(2) Denver Nuggets 3-2 Portland Trail Blazers (3)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button