Qiproja Turke, koalicioni qeverisës ka dhënë dorëheqje

Qeveria e koalicionit në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) ka paraqitur dorëheqjen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Agjencia e Qipros Turke, kryeministri dhe lideri i koalicionit, Tufan Erhürman, paraqiti dorëheqjen e qeverisë te presidenti Mustafa Akıncı një ditë pasi ministri i Financave, Serdar Denktaş dha dorëheqje dhe Partia Popullore (HP) njoftoi tërheqjen e saj.

Akıncı, i cili pranoi dorëheqjen, kërkoi nga Erhürman të ushtrojë detyrën e kryeministrit derisa të formohet një qeveri e re.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 7 janarit të vitit 2018, qeveria e koalicionit katër-partiak, e përbërë nga Partia Popullore Turke (CTP), Partia Popullore (HP), Partia Demokrtike Komunale (TDP) dhe Partia Demokratike (DP), u formua nën udhëheqjen e kryeministrit Erhürman, i cili është udhëheqës i CTP-së.

Në mesin e muajit shkurt të vitit të kaluar, qeveria e koalicionit fitoi votën besimin me 27 vota kundrejt 22 votave ndërsa një ligjvënës mungonte nga parlamenti prej 50 anëtarësh.

Për të formuar qeverinë e RTQV-së nevojitet mbështetja e 26 anëtarëve të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button