Japonia ka kundërshtuar ndihmën humanitare për Korenë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono, ka kundërshtuar ndihmën humanitare për Korenë e Veriut për kapërcimin e mungesës serioze të ushqimit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, ministri Kono, në një fjalim në Komisionin parlamentar për punët e jashtme dhe të mbrojtjes, ka thënë se “Nuk është në kohën e duhur që të sigurohen ndihma nga jashtë për një vend ku fondet përdoren për zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave dhe jo për mirëqenien e popullit”.

“Koreja e Veriut është e detyruar të kuptojë të vërtetën se duhet t’i japë fund përparësisë për zhvillimin e armëve. Ajo duhet të sigurojë mirëqenien e populllit”, tha Kono.

Programi Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në Romë ka njoftuar se më shumë se 10 milionë njerëz në vend kanë “mungesa serioze të ushqimit” si rezultat i uljes së prodhimtarisë bujqësore dhe burimeve ushqimore në Korenë e Veriut.

Pheniani javën e kaluar kreu një test raketor me rreze të shkurtër, duke mbrojtur idenë e tij se këto testime janë “një stërvitje rutinë dhe me qëllim mbrojtjeje”.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një deklaratë bëri të ditur se Koreja e Veriut sot sërish ka shkrepur raketa nga zona veriore e Phenianit në drejtim të jugut. Në deklaratë thuhet se nuk është mundur të zbulohet natyra e raketave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button