Banja e Tetovës: Për probleme të vjetra, premtime të reja nga Komuna e Tetovës

Rrugët e trotuaret e reja në Banjën e Tetovës ndonëse janë ndërtuar pak vite më parë, janë shembur e rrënuar në disa pjesë, pasi nuk janë analizuar faktorët e tjerë që ndikojnë mbi këto investime. Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës premton se do të ketë investime të reja në Banjën e Tetovës, parkingje, trotuare dhe shëtitore, transmeton Portalb.mk.

“Programi vjetor që bëhet nga Komuna e Tetovës (Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë dhe natyrës) kemi projekt themelor për këtë pjesë të qytetit si një nga vendet më ideale për pushim dhe rekreacion”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga komuna thonë se do të rregullohet qendra e këtij destinacioni, do të ketë parkingje, trotuare dhe shëtitore, si dhe do të ndërtohet shtrati i lumit.

“Do të bëhet rregullimi i një pjese tek hapësira në qendër të këtij destinacioni respektivisht rregullimi i parkingut, një pjese të trotuareve dhe shëtitoreve, rregullimi i shtratit të lumit po në atë pjesë si dhe një pjesë anësh lumit si vend rekreacioni për fëmijë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna nuk dhanë ndonjë datë të caktuar se kur këto investime do të fillojnë.

Qytetarët shprehen pesimistë për investimet e reja që premtohen. Sipas tyre, investimet këtu bëhen “sa për sy e faqe”.

“Ne vijmë shpesh këtu pasi është një vend i qetë, preferohet si nga të rinjtë edhe nga të moshuarit. Dalim çdo ditë për ecje, por nuk kemi shpresë se do të ndryshohet diçka. I shihni, edhe investimet e bëra kanë filluar të tregojnë që nuk janë të ndërtuara në rregull por sa për sy e faqe”, tha një vizitor lojaj i këtij vendi.

Ndryshe, ndonëse është një destinacion që preferohet shumë nga vizitorët, shembjet anësore e bëjnë të pasigurt rrugën në Banjën e Tetovës. Muri mbajtës është gati për t’u rrënuar, trotuari i ri është shembur në një pjesë dhe ndriçimi publik i sapo vendosur ka probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button