Hulumtim: Sistemi i meritokracisë dhe digjitalizimi i shërbimeve – formulë për administratë kualitative

Njëra ndër sfidat më të mëdha për çdo shoqëri demokratike moderne, ndërkaq në Maqedoninë e Veriut edhe njëra ndër kushtet për procesin e euro-integrimit është që të ketë administratë kualitative, optimale sipas numrit, e orientuar drejt qytetarëve. Ekzistojnë standarde dhe rruge sipas të cilës duhet që të lëvizin qeveritë që duan të bëjnë reforma në këtë fushë.

Thuhet në hulumtimin për reformat në administratën publike që Fondacioni “Metamorfozis” e ka zbatuar si pjesë e projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe Procesi i hyrjes në BE: Zbatimi i kritereve politike”, që e udhëheq Qendra për Tranzicion Demokratik nga Podgorica, Mal të Zi.

Shteti, edhe pse është përpjekur që të bëj reforma në këtë fushë më paku një dekadë e gjysmë, nuk ka bërë shumë deri më tani. Megjithatë, Maqedonia e Veriut sot mundet, nëse asgjë tjetër, të konfirmojë se ka drejtim të hartuar, ka rrugë të caktuar dhe ka disa ruta nga ajo rrugë që ka filluar t’i zbatojë.

Me fjalë tjera, strategjitë, planet aksionare, disa ligje kyçe – të gjithë këto janë miratuar dhe tani të njëjtat duhet që të zbatohe.

Për atë që vijon, dhe në bazë të hulumtimit të temës dhe në bazë të bisedimeve me ekspertët, mundemi t’i ndajmë rekomandimet e radhës:

  • Të zbatohet, analiza funksionale në të gjitha institucionet e sektorit publik.
  • Të zbatohet parimi i punësimit dhe avancimit në administratën publike sipas sistemit të kualifikimeve, diturisë dhe meritave (Merit).
  • Sistemi për përfaqësim të drejtë gjithnjë e më shumë të mbështetet ose kombinohet me sistemin e meritokracisë, gjegjësisht sistemit të punësimit dhe avancimit, sipas meritave.
  • Të mbarohet miratimi i kornizës ligjore për poste të larta, nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës.
  • Të rritet vetëdija publike për nevojat nga shfrytëzimi i shërbimeve digjitale të administratës publike dhe atje ku tani janë të mundshme, por edhe para se të ndodh digjitalizimi sa më masiv i shërbimeve.
  • Të përsoset sistemi i RIA/PVR në mënyrë efektive, të bëhet proces i obligueshëm, i cili vlen për të gjitha dispozitat pa marrë parasysh shpejtësisë me të cilën duhet që të barten.
  • Të vazhdohet dhe thellohet sistemi për transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve.
  • Të kontrollohen dhe ulen harxhimet jo-racionale në administratë, duke filluar nga pranimi i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse deri te të gjithë harxhimet tjera jo-racionale.
  • Të sqarohet dhe përmirësohet nëpërmjet ndryshimeve ligjore, përgjegjësia brenda në institucionet, por edhe jashtë tyre mes institucioneve dhe organeve.
  • Të lejohet decentralizim më i lartë fiskal në lidhje me vetëqeverisjen lokale, ndërkaq njëkohësisht të rritet numri i shërbimeve publike që mundet t’i japë vetëqeverisja lokale.
  • Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve, të cilat dalin nga hulumtimi i zbatuar në shkurt.

Hulumtimin e plotë mund ta shihni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button