Aksidenti në Llaskarcë, edhe i dyshuari i fundit doli nga Shutka

Nga Burgu i Shuto Orizares ka dalë edhe i paraburgosuri i fundit për rastin e aksidentit tragjik të autobusit “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë. Dalja nga burgu vjen pasi që Gjykata ka sjellë vendim t’i shfuqizohet paraburgimi, dhe të njëjtit ti caktohet masë e arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

“Me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prej tyre, tre të punësuar në stacionin e kontrollit teknik. Një masë e tillë u është caktuar menjëherë pas hapjes së procedurës parahetimore, ndërkaq tre të tjerëve që në fillim u është parashtruar masa e paraburgimit, e njëjta është zëvendësuar me masë të arrestit shtëpiak”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike.

Përndryshe, javën e kaluar Gjykata ua ka shfuqizuar paraburgimin dhe u ka caktuar masë të arrestit shtëpiak edhe vozitësit dhe pronarit të “Durmo Tursit”.

Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit ka qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Gjashtë persona akuzohen për veprën penale “Vepra të rëna kundër sigurisë dhe personave në komunikacion”, ndërkaq personi i shtatë është i akuzuar për “Kryerje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme”, pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull, pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur procedurë hetimore për shkak të natyrës së veprës.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button