Mihajloviq për protestën kundër Vuçiqit: Politikanët shqiptarë ta pranojnë realitetin

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq tha se protestat kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Tiranë tregojnë mosgatishmërinë e politikanëve të Prishtinës që të pranojnë realitetin se pa një dialog dhe bashkëpunim nuk ka të ardhme më të mirë apo perspektivë evropiane të rajonit.

“Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit në Tiranë duhej të ishte një mundësi për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit të BE-së, dhe politikanët shqiptarë e përdornin atë për të përhapur urrejtje ndaj Serbisë dhe presidentit të saj dhe për të prishur më tej çdo mundësi për dialog”, tha ajo.

Këto komente zyrtarja serbe i bëri me rastin e protestës së Lëvizjes Vetëvendosje -Qendra në Tiranë kundër vizitës së Aleksandar Vuçiqit dhe kryetarit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button