Bankënotat e para me emrin e ri në qarkullim prej viti 2020, nuk do të jenë edhe në shqip

Paratë e para me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në qarkullin në fillim të vitit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtoi sot guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, fillimisht do të lëshohen bankënotat nga 500 denarë, ndërkaq më pas edhe ato nga 10.

“paratë do të kenë cikël natyral të shfrytëzimit që do të merret parasysh gjatë lëshimit të bankënotave të reja, por do të mbahet llogari për nevojën e lëshimit të parave të reja”, tha Angellovska-Bezhoska.

Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, pas prezantimit të projekteve makroekonomike të pranverës, guvernatorja tha se këto bankënota nuk do të shtypen edhe në gjuhën shqipe, por për atë do të ketë konsultime shtesë në pajtim me ligjin dhe kornizën kushtetuese. Angellovska-Bezhoska rikujtoi se për momentin paratë përmbajnë simbole nga kultura shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button