Guterres paralajmëron “katastrofë” nëse ngrohja nuk ndalet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota duhet të ndryshojë në formë dramatike mënyrën se si i furnizon fabrikat apo makinat me karburante, për të kufizuar ngrohjen globale.

“Alternativa do të nënkuotone një situatë katastrofike për gjithë botën”, tha Guterres në një intervistë për agjencinë The Associated Press, transmeton REL.

Ai i ftoi udhëheqësit botërorë në OKB, në muajin shtator, për t’iu kërkuar, siç tha, që të bëjnë më shumë për të ruajtur tendencat aktuale dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Guterres tha se do që vendet të mos ndërtojnë termocentrale të reja të qymyrit pas vitit 2020.

Ai po ashtu kërkoi që të vihet një çmim mbi përdorimin e karbonit.

Djegia e qymyrit, naftës dhe gazit shkakton ngrohje.

Temperaturat globale janë rritur tashmë rreth 1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale.

Në vitin 2015, vendet e botës vendosën një objektiv për të kufizuar ngrohjen globale në jo më shumë se 0.5 gradë Celsius nga tani.

“Nëse nuk i përmbaheni synimit, ajo që do të arrini është një fatkeqësi e plotë”, tha Guterres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button