Në BDI dhe Qeverinë e RMV-së nuk është folur për ndryshim të Sadulla Durakut

Në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) deri sot nuk është diskutuar për emërim apo shkarkim të ndonjë funskionari shtetëror, transmeton Portalb.mk.

Sadulla Duraku
Sadulla Duraku

Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe për Ambient Jetësor, nënkryetar i BDI-së, Sadulla Duraku demantoi informacionet se ai do të shkarkohet nga posti aktual, dhe do të kalojë në Ministrinë për Sistem Politik, ndërkaq sqaroi se ndryshimi i tij dhe i kujtdo tjetër, fillimisht duhet të diskutohet në parti, dhe më pas ndërmjet partnerëve të koalicionit.

“Aspak s’ka të bëj me mua. Kryesia Qendrore ende nuk është mbledhur për këtë çështje, rikontruimin e Qeverisë. Nuk ka të bëj. Jo nuk është e vërtetë. Pasi të vendos Kryesia Qendrore, atëherë do të njoftohen edhe mediat”, tha për Portalb.mkDuraku.

Muhamet Hoxha
Muhamet Hoxha

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Muhamet Hoxha njoftoi se emërimi dhe shkarkimi i mundshëm i funksionarëve shtetëror nuk ka qenë temë diskutimi as në seancën qeveritare që u mbajt dje.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është biseduar për emërim apo për shkarkim të ndonjë individi sa i takon eshalonit të dytë dhe tretë. Ne si zëdhënës nuk mund të komentojmë se deri ku janë bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth rikonstruimit të Qeverisë. Kryeministri Zaev bisedon, nëse ka diçka të re, publiku do të njoftohet”, tha Hoxha.

Shkarkimi dhe emërimi i funksionarëve shtetërorë u paralajmërua nga kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev gjatë fushatës zgjedhore paralajmëroi se pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 5 maj 2019, do të ketë pastrim të funksionarëve të cilët nuk janë treguar të suksesshëm. Më 6 prill 2019 dorëheqje dha ministri i Kulturës, Asaf Ademi radhë e Alternativës, për shkaqe siç tha ai, problemeve shëndetësore. Ademi shprehu bindjen se Kultura do t’i mbetet Alternativës edhe pas largimit të tij, ndërkaq Zaevi tha se do t’i sheh kuadrot, dhe më pas do të vendos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button