Antikorrupsioni do ta hetojë biznesin e Zaevit, Angjushevit dhe Mançevskit

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) do të hetojë mënyrën e realizimit të biznesit të Zoran Zaevit, Koço Angjushevit dhe Damjan Mançevskit, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që Antikorrupsioni sot ka hapur 6 lëndë pas parashtresave të dorëzuara nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Katër lëndë janë për Zaevin, dhe nga një për Angjushevin dhe Mançevskin.

Rasti i Zaevit lidhet me vprimtarinë e tij derisa ka qenë kryetar i Strumicës, me lëndën “Ryshfeti” apo “Një euro për Vicenë”, për ndërtimin e qendrës tregtare “Global”, për ashtuquajturën “kompani bullgare” dhe për çifligun “Kullat Mbretërore”.

Për Angjushevin do të hetojë se si është dhënën nën qira tokën për ndërtim të hidroelektranës së firmës “Topollki” në pronësi të vëllait të tij, Todor Angjushev.

Për Mançevskin do të hetojë përgjimet për lidhjen e tij me firmat greke.

LEXO: Antikorrupsioni ka hapur procedurë për Merkon, Vangellovskin dhe drejtoreshën e Hematologjisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button