Qeveria me mendim negativ edhe për RTVM-në edhe për raportin financiar

Qeveria në seancën e saj të 134 ka dalë mendim negativ për Raportin vjetor për punën e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) për vitin 2018-të, pasi që Kuvendi ka kërkuar mendim të tillë, njofton Portalb.mk.

Hapi i këtillë ka ardhur pas mendimit negativ të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, të përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Problemi kryesor për vlerësimin negativ është humbja e konstatuar e RTVM-së, e cila është me vlerë prej 26 milionë denarësh.

Përveç kësaj, Qeveria ka miratuar mendim se RTVM nuk i ka plotësuar standardet etike dhe profesionale të gazetarisë për sigurimin e pavarësisë redaktuese, paanshmërisë dhe objektivitetit të informimit, që dalin nga neni 111 i Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe nga rekomandimet e raporteve të BE-së për reforma për realizimin e plotë të pavarësisë së plotë të transmetuesit publik.

Përveç vendimit të Qeverisë, edhe Revizioni Shtetëror dje ka dhënë Raport përfundimtar për revizionin e kryer për vitin 2017-të të RTVM-së, i cili plotësisht është negativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button