Dita e Evropës: Në pritje të vendimit pozitiv për fillim të negociatave

Evropa sot shënon ditën e saj – 9 Maji, simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, përfaqësojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë në vitin 1950, Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e një Evrope të organizuar, si opsion për të ruajtur paqen në kontinentin e shkatërruar dhe të ndarë nga luftërat. Propozimi, i cili është më i njohur si “Deklarata e Shumanit”, konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e njohim si Bashkimi Evropian, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

Viti për datën për fillim të negociatave

Maqedonia e Veriut pret që Këshilli i BE-së në qershor të merr vendim për datë për fillimin e negociatave, të cilës do t’i paraprijë raporti i Komisionit Evropian. Marrëveshja për ligjin për Prokurorinë publike është një nga kushtet për të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian.

Zyrtarë të qeverisë janë dakord se të gjithë në BE e kanë të qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat para aderuese, duhet të ketë vendim, ndërsa kur do të merret ky vendim varet nga një kompleks rrethanash – në njërën anë vazhdimi i zbatimit të reformave të brendshme, nga ana tjetër, zhvillimet në vetë Bashkimin Evropian, në shtetet anëtare në të cilat ka filluar fushatë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Kryeministri Zoran Zaev javën e kaluar tha se gjatë kësaj vere, në qershor ose korrik vendi do të marrë dritën e gjelbër për fillim të negociatave me BE, reformat janë zbatuar maksimalisht, të gjitha ato që u shënuan në Planin e 18, ndërsa u miratuan më parë nga Komisioni Evropian janë përfunduar.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ne panelin e djeshëm “Ballkani Perëndimor dhe vlerat euro-atlantike”, tha se vendi tashmë po hyn në 20 ditët e fundit para publikimit të raportit të Komisionit Evropian për këtë vit, duke shprehur shpresën se do të jetë një raport i bazuar në atë se cili vendi do të merr vendim për fillimin e negociatave me BE në qershor.

Ai tha se pas zgjedhjeve mirë të organizuara presidenciale, vendi tani po hyn në një parashikueshmëri dhe stabilitet politik.

– Në këto njëzet ditë tërë energjinë shoqërore, shtetëror dhe politike do ta përqendrojmë për të mos lënë asnjë argument që së pari të marrim raportin më të pastër pozitiv dhe rekomandim, por edhe vendim pozitiv, tha Osmani.

Njoftoi se të premten do të drejtohet për herë të fundit, para shpalljes së raportit,  përpara Komisionit Evropian në Bruksel.

14 vjet vend kandidat

Vendi që nga viti 2005 është kandidat për anëtarësim në BE. Në vitin 2001, i pari në rajon e nënshkroi Marrëveshjen e stabilizim asocimit. Në vitin 2004 aplikoi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e fitoi statusin e vendit kandidat.

Në vitin 2009, pas disa reformave të thella në fushat kyçe, fitoi rekomandimin e parë të Komisionit Evropian, paralelisht me regjimin e liberalizuar të vizave dhe që atëherë nëntë herë rresht, duke përfunduar me këtë rekomand në vitin 2018, KE rekomandon që Maqedonia të fillojë negociatat për aderim, por për arsye të njohura politike kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Rekomandimet e Komisionit në vitin 2015 dhe 2016 ishin rekomandime të kushtëzuara  – të kushtëzuara me marrëveshjen e Përzhinos, implementimin e  prioriteteve të reformave urgjente dhe realizim të zgjedhjeve korrekte.

Komisioni Evropian në raportin për vendin, më 17 prill të vitit të kaluar  rekomandoi që vendi të fillojë negociatat me BE.

Në shtator të vitit të kaluar vendi e filloi skrining procesin shpjegues për aderim në Bashkimin Evropian me Kapitullin 23 Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale.  Me këtë Maqedonia e Veriut filloi një maratonë që do të zgjasë një kohë të gjatë, kohëzgjatja e të cilit do të varet kryesisht nga gatishmëria e vendit për ndryshime dhe reforma të thella.

Vendi pret që Këshilli i BE të merr vendim për datën e negociatave në qershor.

Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillojë para fundit të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button