Në vend të Zaevit, Deskoska do t’i ndjekë reformat në sektorin gjyqësor

Qeveria sot në seancën e 134-të e ka miratuar informatën, sipas të cilës kryeministri me vetiniciativë tërhiqet nga posti – kryetar i Këshillit për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë së Reformave në Sektorin Gjyqësor (2017-2022), njofton Portalb.mk.

Shërbimi informativ i Qeverisë, informon se këtë funksion do ta marrë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Nga formimi, në mars të vitit të kaluar deri në Vitin e Ri, trupi është takuar gjashtë herë. Nga Viti i Ri e këndej, asnjëherë, thonë anëtarët e trupit. Thonë se nuk janë të kënaqur që propozimet e tyre për intervenimet reformuese në ligjet për gjyqësorin dhe prokurorinë nuk janë pranuar.

“Pothuaj asgjë nga propozimet tona që i japim për ndryshime legjislative nuk është pranuar. Politikanët dhe partitë në parlament i ndryshonin propozimet tona, nuk i pranonin dhe jepnin propozime të tyre”, thotë një zyrtar i lartë gjyqësor, anëtar i trupit i cili duhej të propozojë ndryshime urgjente legjislative, të cilat ndërlidhen me reformat thelbësore dhe prioritare që duhej të realizohen në gjyqësor dhe në prokurori.

Ata thonë që prova më e mirë për atë dhunë partiake ditore ndaj ligjeve për gjyqësorin është Ligji për prokurori publike, përkatësisht statusi i Prokurorisë speciale publike (PSP), që partitë e modelojnë sipas shabllonit të tyre, e jo “ashtu siç kërkojmë ne dhe bashkësia ndërkombëtare përmes Komisioni Evropian dhe Komisionit të Venedikut”.

Anëtarë të këtij trupi për reforma urgjente gjyqësore janë edhe kryetarët e Gjykatave themelore Shkupi 1 dhe 2, si gjykatat më të mëdha, kryetarët e katër Gjykatave të apelit, Prokurori i përgjithshëm publik, Prokurori për krim të organizuar, Prokurorja speciale, Kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Avokati i Popullit … nga Gjykata Supreme në vend të Jovo Vangellovskit është një tjetër gjyqtar përfaqësues, ndërsa anëtarë s’ka qenë as tani ish kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski për shkak se aty ka qenë një përfaqësues tjetër.

Më parë, në Ministrinë e Drejtësisë shkurt ka ekzistuar një trup i tillë reformues, i kryesuar nga ministri i atëhershëm i drejtësisë Bilen Saliji dhe ai përbëhej nga ekspertë të cilët i kishin të njëjtat vërejtje si anëtarët e tanishëm të cilët aty janë kryesisht sipas funksionit.  Profesorët dhe ekspertët e pastaj një nga një dhanë dorëheqje, duke akuzuar se ligjet nuk i bën trupi reformues, por se “ato bëhen në disa qendra të tjera të pushtetit.”

Një grup ekspertësh të udhëhequr nga gjermani Rajnhard Pribe, u angazhua nga Komisioni evropian, në vitin 2015, pas publikimit të “bombave” të opozitës, për të përgatitur analizë të situatës dhe për të dhënë rekomandime. Raporti u botua më 8 qershor 2015, ndërsa paraprakisht grupi pati tre vizita në Maqedoni në prill dhe maj.

Në shkurt të këtij viti, kur e mori çmimin në Universitetin FON në Shkup, Pribe, autori i të ashtuquajturit. Prioritetet urgjente reformuese, nuk deshi të komentojë dinamikën me të cilën qeveria punon në zbatimin e tyre në pesë fushat kyçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button