Qeveria e miratoi informatën për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Në seancën e 134 të Qeverisë është miratuar informata për ndërtimin e Qendrës Universitare Klinike. Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të përgatit kërkesë për shprehjen e interesit për hua deri te institucionet për financimin e Qendrës së re Klinike, njoftoi Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

Njëkohësisht, theksohet, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve që t’i definojnë angazhimet dhe kompetencat e ndërmarrjeve publike në Republikën e Maqedonisë s Veriut.

Prioritet është ndërtimi i sistemit mirëmbajtës të qasshëm, kualitativ dhe afatgjatë të mbrojtjes shëndetësore që do të sigurojë kushte të mira për punë të kuadrit mjekësor, për zhvillimin e tij në profesion.  Në këtë mënyrë do të sigurohet edhe shërbim i pandërprerë për qytetarët. Pas analizave të zbatuara, dhe në bazë të studimit për fizibilitet të projektit për zhvendosjen e Qendrës Klinike Universitare, si dhe të dhënat e dorëzuara nga klinikat është koncept i propozuar i objektit të integruar që do të zhvillohej në pesë nivele me sipërfaqe të nevojshme prej 102.000 metër katror për 1.300 shtretërit e nevojshëm, 20 salla operative, katër salla angiografike, tetë salla për lindje dhe 65 ambulanta për veprimtari specialistike konsultative, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button