Nisma e Adriatikut – Jonit: Qasje e drejtpërdrejtë në fondet e BE-së për projekte për lidhje rajonale infrastrukturore

Republika e Maqedonisë së Veriut fiton qasje të drejtpërdrejt në fondet e BE-së me të cilat financohen projekte për lidhjen infrastrukturore të rajonit, cilësinë e mjedisit jetësor dhe për turizmin e qëndrueshëm, kjo sot u theksua në Këshillin e Nismës së Adriatikut dhe Jonit në Budvë si rezultat i hapave të parë të bërë dhe vullnetit të mirë dhe ndërtimit të besimeve të cilat i paraprinë Marrëveshjes së Prespës.

Siç njoftuan nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, anëtarësimi në Nismën e Adriatikut dhe të Jonit dhe bashkimi i mëtejmë në Strategjinë e BE-së për rajonin e Adriatikut dhe Jonit është përfitim i drejtpërdrejtë dhe konkret i zgjidhjes së kontestit me Greqinë.

“Anëtarësimi në Nismën e Adriatikut dhe të Jonit është rezultat në hapat e parë të bërë me vullnet të mirë dhe ndërtimin e besimit të cilat i paraprinë Marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht riemërimit të emrave të aeroportit të Shkupit dhe autostradës drejt Greqisë. Këto vendime si edhe zgjidhja e plotë e kontestit me Greqinë, i hapi mundësitë për qasje drejt fondeve të BE-së dhe e përshpejtuan procesin e integrimit në BE, me çka dobi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesë.

Në Këshillin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-pjesëmarrëse të Nismës së Adriatikut dhe të Jonit dhe në Forumin e Katërt të Strategjisë së BE-së për rajonin e Adriatikut dhe të Jonit – EUSAIR në Budvë mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button