Pacolli: Thaçi bën lojë të ndytë me Luginën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes idesë e korrigjimit të kufijve po bën lojë të ndytë.

“Kush nuk do ta donte bashkimin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës me Kosovën? Por kjo është lojë e ndytë e presidentit. Kjo do t’i futë në lojë edhe shqiptarët e Luginës me gënjeshtrat e tij”, ka thënë Pacolli në televizionin publik, transmeton Koha.mk.

“Presidentit nuk i besohet. Ai ka mashtruar për liberalizimin e vizave. Nuk mund t’i besojmë një personi që gënjen dhe i ndryshon fjalët sa herë t’i teket”, ka theksuar më tej ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button