Hungaria deportoi gjatë natës një familje afgane drejt Serbisë

Hungaria ka deportuar një familje gjashtë anëtarëshe nga Afganistani drejt Serbisë, duke  i bërë ata që të kalonin gardhin kufitar në errësirë, në një kohë që askush nuk ishte në anën tjetër të kufirit.

Dëbimi i natës u konsiderua shumë i pazakontë dhe u dëshmua nga stafi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, transmeton portali arbresh.info

Çifti dhe katër fëmijë u morën nga një zonë tranziti për azilkërkuesit deri në kufirin me një kamion policor, dhe ata ishin dukshëm të pikëlluar pasi kalonin drejt Serbisë me gjërat që kishin.

“Hungaria është vendi më i keq në botë”, tha nëna, përderisa policia detyroi që ata të kalonin kufirin, transmeton Arbresh.

Gjatë kalimit të kufirit ajo është kthyer nga policia duke u thënë se “mund të vijë një ditë që edhe ata të jenë refugjatë”.

Hungaria ka një vijë të dyfishtë të gardheve në kufirin serb. Ata filluan të ngjiten në mes të vitit 2015, në kulmin e krizës së emigrantëve në Europë, kur ndonjëherë afërsisht 10,000 njerëz në ditë – shumë nga Siria në Irak dhe Afganistan – po hynin në Hungari nga Serbia, në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.

Qeveria e Hungarisë, në krye me Viktor Orban vazhdon të ndjekë politikat antiemigracion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button