Heroi i Tottenhamit, Lucas Moura: Është e pamundur ta shpjegoj atë që ndjej

Tottenham Hotspur u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Ajaxin në mënyrë sensacionale, me një rikthim mbresëlënës në Amsterdam.

Lucas Moura ishte heroi i Spursave, pasi shënoi het-trik dhe e kualifikoi skuadër e tij në finale. Por, ai është shprehur modest pas lojës, transmeton Telegrafi.

“Është e pamundur ta shpjegoj atë që ndjej. Jam shumë i lumtur dhe krenar për bashkëlojtarët e mi. Gjithmonë kemi besuar në këtë çast. Dhamë gjithçka në fushë dhe e merituam këtë moment – jemi një familje. Nuk mund ta shpjegoj. Një dhuratë e madhe nga Zoti që dua ta ndaj me bashkëlojtarët, miqtë dhe familjen”.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me bashkëlojtarët dhe punën ekipore. Të gjithë janë angazhuar shumë. Është shumë vështirë të luash këtu kundër Ajaxit, por gjithmonë kam pasur besim te bashkëlojtarët e mi. Edhe pa lojtarët kryesorë, kemi luajtur shumë mirë. Duhet të luftojmë në secilën ndeshje kështu”.

“Fubtolli është mahnitës – na jep momente të këtilla. Nuk mund ta imagjinojmë. Momenti më i bukur i jetës time – i karrierës time. Dua t’i falënderoj shumë bashkëlojtarët”, është shprehur Moura për BT Sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button