Biseda e Thaçit e Ramës për kufijtë – Aleksandar Vuçiq në Tiranë mes një atmosfere tensionesh

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka arritur mbrëmjën e kësaj të mërkure në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Brdo Brijunit.

Siç shkruan Tanjug, presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Tiranë duke u përballur me atmosferë tensionesh, njofton Klan Kosova.

”Aleksandar Vuçiq arriti në Tiranë mes një atmosfere tensionesh të nxitur nga deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kanë diskutuar rreth nismës rajonale për bashkimin e faktorit shqiptar, hapjen e plotë të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me Luginën e Preshevës”.

Më tej thuhet se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë bisedë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, por ai nuk e mohoi një gjë të tillë edhe pse është pritës i liderëve rajonalë i Samitit të Brdo Brijunit në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button