Tjetër sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane

Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve. Kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete, sipas CNN.

Policia e zonës tha se dy të dyshuarit kishin hyrë thellë në shkollë dhe ishin angazhuar me armë në dy pozicione të ndryshme, duke qëlluar dy klasa me nxënës, transmeton Top Channel.

Një 18-vjeçar u shpall i vrarë në vend, dhe tetë të tjerë u plagosën. Ai ishte përpjekur ta ndalonte agresorin.

Një nga sulmuesit ishte ndaluar dhe çarmatosur nga një tjetër nxënës.

Të dy agresorët ishin studentë të shkollës. Motivi mbetet ende i paqartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button