Ekipi i Maqedonisë së Veriut i dyti në Evropë në kuadër të Kuizit Evropian të parasë

Në garën e finalistëve të njëzet e tetë vendeve evropiane, përfaqësuesit e Maqedonisë Veriore, të rinjtë nga Velesi, Viktorija Panova dhe Marko Ingjilizov, fituan vendin e dytë në finalen e Kuizit Evropian të Parasë i cili u mbajt në Bruksel të Belgjikës. Vendin e parë e fituan përfaqësuesit e Sllovenisë, ndërsa vendin e tretë ekipi i Gjermanisë. Ky është një sukses i madh jo vetëm për Panovën dhe Ingjilizovin, por edhe për vendin, i afirmuar përmes rezultatit të arritur në garën ndërkombëtare e cila për herë të dytë organizohet nga Federata Bankare Evropiane (FBA) me qëllim inkurajimin e mësimdhënësve dhe shkollave për edukimin e nxënësve të tyre në fushën e financave, njofton Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë se Veriut.

  

Të dy nxënësit e gjimnazit „Koço Racin“ nga Velesi, Panova dhe Ingjilizov, në finalen evropiane morën pjesë si përfaqësues të vendit, pasi në mars të vitit arritën rezultate më të mira në garën kombëtare, të cilën e organizoi Asociacioni Bankar Maqedonas (ABM) në bashkëpunim me Bankën Popullore, Komisionin për Letra me vlerë (KLV) dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Në garën kombëtare morën pjesë rreth 300 moshatarë të tyre, pasi kishin kaluar më parë përzgjedhjen nga rreth 3000 nxënës, e cila u zhvillua përmes internet testimit nëpër shkollat e vendit. Pas fitores në nivel kombëtar, Panova dhe Ingjilizov u përgatitën me përkushtim për finalen në Bruksel, duke përdorur materialet e shumta përgatitore të ABM-së, Bankës Popullore dhe KLV-së, si dhe materialin e përgatitur nga FBA-ja.

Në nivel evropian, në Kuiz morën pjesë mbi 100.000 nxënës të moshës trembëdhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeçare, prej të cilëve rreth gjashtëdhjetë ishin fitues kombëtare, kështu që si përfaqësues të vendeve të tyre u plasuan në finalen në Bruksel.  Fitimi i vendit të dytë në Evropë, veçanërisht në një konkurrencë kaq të madhe dhe midis ekipeve të njëzet e tetë vendeve, është një tregues konkret se intensifikimi i aktiviteteve në fushën e edukimit financiar në vend gjatë periudhës së kaluar jep rezultate konkrete dhe kontribuon për nivel më të lartë të kulturës financiare të popullatës së re në vendin tonë.

Përveç përfaqësuesve të vendit tonë, i cili debiton në këtë garë, në finale të Kuizit Evropian të Parasë këtë vit morën pjesë edhe ekipi i Austrisë, Azerbajxhanit, Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Greqisë, Estonisë, Irlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Lihteshtajnit, Luksemburgut, Norvegjisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, Hungarisë, Finlandës, Kroacisë, Çekisë, Suedisë dhe Spanjës. Në Bruksel u mbajtën dy sesione garuese, me pyetje për tema të ndryshme lidhur me financat, siç janë kursimi, borxhi, normat e interesit dhe menaxhimi i riskut.

Ekipi i Maqedonisë Veriore, si një nga fituesit e Kuizit, përveç se fitoi vendin e dytë në nivel evropian, nga FBE-ja gjithashtu fitoi edhe çmim prej 2.000 eurosh, të destinuar për gjimnazin e Velesit „Koço Racin“. Këto mjete, shkolla do t’i përdori për projekte nga fusha e edukimit financiar sipas zgjedhjes së saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button