Siri, 108 civilë të vrarë brenda 12 ditëve në Idlib

Gjithsej 108 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij në zonën e deeskalimit të Idlibit në periudhën midis 26 prillit dhe 7 majit, njoftoi Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto të dhëna SNHR i shpalosi në një raport të përgatitur mbi sulmet e fundit intensive që regjimi dhe mbështetësit e tij i kanë nisur brenda kufijve të zonës së deeskalimit.

Sipas raportit, 26 nga të vdekurit në këtë periudhë janë fëmijë dhe 24 gra.

Po ashtu, nga 108 viktimat, 71 civilë, prej të cilëve 12 fëmijë dhe 18 gra, kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit të Asadit dhe grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani, kurse 37 civilë, përfshirë 14 fëmijë dhe gjashtë gra, kanë pësuar nga bombardimet e avionëve luftarakë rusë.

Raporti tregoi se rreth 130 mijë civilë kanë braktisur shtëpitë e tyre si pasojë e sulmeve në këtë periudhë dhe kanë migruar drejt kampeve të refugjatëve në veri të Idlibit, ku, siç thuhet, jetojnë në kushte të vështira.

“Gjendja e civilëve është e keqe. Familjet që ikin nga sulmet duke migruar nuk mund të gjejnë tenda. Një pjesë e madhe e organizatave humanitare në rajon nuk punojnë”, thuhet në raport.

“Kemi regjistruar 1.068 sulme ajrore në zonën e deeskalimit të Idlibit midis 26 prillit dhe 7 majit. Forcat ajrore të regjimit kanë ndërmarrë 496 sulme, kurse avionët luftarakë rusë 572 sulme”, tha SNHR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button