Vuçiq: Më vrisni, Kosovën nuk e njoh

Edhe pas Samitit të Berlinit ku gjermania dhe franca insistuan në vijimin e dialogut Prishtinë – Beograd, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbetet i vendosur të mos e njohë kurrë Kosovën si shtet i pavarur.

Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk mund ta detyrojë të ndërmarrë këtë hap, madje duke theksuar se preferon më mire të vdesë sesa ta shohë Kosovën të pavarur, transmeton Vizion Plus.

Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën.

Kreu i shtetit serb shtoi se në samitin e radhës mes Kosovës, Serbisë, Gjermanisë dhe Francës në Paris në date 1 korrik do të shkojë me qëndrimin e prerë të mosnjohjes së kosovës.

Unë do të shkoj me mendimin se Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe ne nuk e njohim Kosovën. Njohja e Kosovës kërkohet gjithnjë.

Gjatë intervistës Vuçiç shtoi se nuk ka pritshmëri që tensionet të reduktohen sepse, siç thotë ai, ekziston një faktor i jashtëm që është shumë i fortë dhe që ushtron presion mbi Serbinë për të fituar njohjen e Kosovës.

Por mesa duket, përveç Gjermanisë dhe Francës, edhe Italia ka shprehur interes për përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi.Përpara mbërritjes mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë për samitin e Brdo Brijunit, ai ka në axhendë një takim në Romë me zëvendëskryeministrin italian Mateo Salvini me focus Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button