Davitkovski dëshmoi në “Magjar Telekom”: Në kohën time 14 milionë euro u paguan për të paguar largime nga puna

Në Gjykatën penale në Shkup sot ka dëshmuar profesori Borçe Davitkovski në lëndën “Magjar Telekom” të Prokurorisë speciale publike. Davitkovski ka qenë kryetar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Makedonisë nga 3 shkurt 2002 deri në gusht 2004, transmeton Portalb.mk.

Davitkovski në pyetjet e mbrojtjes dëshmoi se ai kishte pasur marrëdhënie profesionale me të pandehurin Atila Sendrei dhe se ai së bashku me tre përfaqësuesit e qeverisë gjithë kohës kishin këmbëngulë të kursehen resurset për ulje të çmimit të telefonisë, ndërsa anëtarët tjerë të bordit kanë luftuar për fitime më të mëdha për kompaninë.

I pyetur nga mbrojtja, Davitkovski sqaroi se kur kompania kishte parashikuar tepricat teknologjike, ai dhe tre përfaqësuesit tjerë të qeverisë kishin insistuar që pagesa për largim nga puna të jetë më e madhe, ndërsa, ndërkohë gjashtë anëtarët e kompanisë hungareze si dhe pronarët kishin kërkuar të respektohet ligji, i cili si pagesë për largim nga puna parashihte 12 paga.

“E kam vënë në dukje që nëse kjo ndodh do të ketë trazira sociale në Maqedoni, prandaj edhe kam këmbëngulur të bëhet marrëveshje në të cilën partnerë do të jenë sindikata dhe bordi i Telekomit, në të cilën saktësisht do të shënohen kompensimet për çdo punonjës”, sqaroi Davitkovski, duke shtuar se në kohën e tij,për largim nga puna, ishin paguar rreth 14 milion euro.

Punonjësit të cilët ishin shpallur tepricë teknologjike, sipas dëshmitarit, kishin marrë mes 40 dhe 80,000 euro për person.

Davitkovski tha se Telekomi i Maqedonisë deri në vitin 2007 ka pasur të drejtë të shpenzojë 5 deri 7 milionë euro për shërbime të konsulencës dhe ka mundur të rrisë këtë shumë deri në vitin 2006. Si kryetar i bordit të drejtorëve, ai tha se kishte pasur të drejtën e vetos për ribrendimin e kompanisë dhe për shitjen e mbi 20 për qind të aksioneve. Ai sqaroi se asokohe e kishte shfrytëzuar veton që telekomi të mos ribrendohet në T-home.

Prokurori Lila Stefanova nuk ka parashtruar pyetje, me justifikimin se dëshmitari kishte qenë në detyrë në Telekomin e atëhershëm të Maqedonisë, para se të ndodhë vepra juridike penale.

Para fillimit të seancës, avokati i të pandehurit të dytë Vllado Ilievski lidhur me deklasifikimin e auditimit që prokurorja Stefanova e kërkoi i seancën e fundit, kërkoi që të mos pranohet propozimi raporti të paraqitet si provë, sepse siç tha ai, ekspertiza është kryer nga ekspertë të cilët të licencuar nga lista e ekspertëve të gjykatës dhe nuk është porositur nga gjykata.

Stefanova theksoi se ky raport nuk është përgatitur me urdhër të ndonjë subjekti të huaj, por siç tha ai, në të kundërtën, aty thuhet se është i përgatitur në përputhje me licencat e T-Mobile Maqedoni, që është në pronësi të Magjar telekom.

“Ky raporti gjendet në arkivat në Maqedoni dhe kërkova nga përfaqësuesi i personit juridik që të sillet në gjykatë dhe të hiqet klasifikimi konfidencial. Kjo dëshmi ka rëndësi të veçantë për aktakuzën, sepse ka të bëjë pikërisht me kontratat të cilat janë lëndë e aktakuzës”, tha Stefanova.

Gjykatësja Lenka Davitkova tha se për këtë do të vendosë më tutje.

Gjykimi për Magjar Telekom filloi në vitin 2011, ndërsa para do kohe çështjen e ndërmori Prokuroria Speciale Publike.

Për shpërdorim të detyrës janë akuzuar drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, drejtor financiar, Rolf Plat si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët janë të pandehur se kanë nënshkruar kontrata fiktive për konsulencë me shtëpinë për konsulencë nga Qipro “Çapteks holdings Limitid” duke e dëmtuar ashtu Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë, pasi Qeveria ishte aksionare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button