Përplasja në BFI: MPB-ja ka hapur procedurë për falsifikim të mundshëm të dokumenteve

MPB-ja ka filluar me grumbullimin e materialeve për të dëshmuar se nëse përpjekja e Skender Buzakut për ta larguar Sulejman Rexhepin nga karrigia e të parit të BFI-së së RMV-së, është bërë me dokument të falsifikuar, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se kanë nisur procedurë për hetim të dokumentit, dhe se do të ndërmarrin masa në konsultim me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP).

“MPB-ja është duke grumbulluar informacione dhe dëshmi, dhe në konsultim me PTHP-në do të ndërmarrë masa të mëtutjeshme në lidhje me rastin BFI”, thanë për Portalb.mk nga MPB-ja.

LEXO: Përplasja BFI, Buzaku: unë jam kryetar, Rexhepi: nuk ka vota muslimane për pushtetin pa reforma në drejtësi

Më 23 prill 2019 forca të shumta policore kishin rrethuar objektin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), pasi që Buzaku – ish sekretar i BFI-së, duke u thirr në vendim gjyqësor, kërkoi ta marrë postin e reisit dhe ta largojë Rexhepin. Vendimin gjyqësor thoshte se: “Buzaku emërohet reis i ri i Shoqatës së Personave Fizikë “Bashkësia Fetare Islame” me adresë “Çairska 10””.

Buzaku tha se ka kërkuar që të inspektojë punën e BFI-së, që të shihet se si harxhohen paratë, ndërkaq Rexhepi procesin e quajti si mashtrim. Nga Gjykata Themelore Shkupi II thanë se vendimi nuk është sjellë në mënyrë të pavarur, por në bazë të vendimeve të miratuara të Bashkësisë Fetare dhe me kërkesë të reisit të Bashkësisë Fetare Islame, “pasi ai ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme dhe e njëjta është pranuar”.

Më 25 prill 2019, BFI-ja publikoi dokumente, ku aludon se vendimi i gjykatës është marrë në bazë të dokumentit të falsifikuar nga Buzaku. Dokumentet janë siç vijojnë më poshtë:

– Memorandumi mbi të cilin është falsifikuar ky dokument është i vjetër e që në vitin 2015, BFI e RMV nuk e përdor më.
– Vula e falsifikuar.
– Nënshkrimi i falsifikuar i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi.
– Ueb faqja e vjetër www.bim.org.mk, e cila nga viti 2014 nuk përdoret më. Ndërsa ueb faqja aktuale e BFI-së është www.bim.mk.
– E-maill adresa inekzistente e BFI: [email protected], ndërsa adresa aktuale e BFI, tash e katër vite është [email protected].
– Numri i regjistruar në librin zyrtar nuk ekziston (numër imagjinar që nuk përputhet me numrat e regjistrit) dhe
– Dorëheqja e Reisul Ulemasë së BFI nuk deponohet me memorandum zyrtar dhe nuk vuloset me vulë zyrtare. Ai është akt personal dhe si i tillë deponohet vetëm me nënshkrimin e Reisit.

Dokument 1: BFI – Falsifikim
Dokument 2: BFI – Falsifikim
Dokument 3: BFI - Falsifikim
Dokument 3: BFI – Falsifikim
Dokument 4: BFI - Falsifikim
Dokument 4: BFI – Falsifikim
Dokument 5: BFI - Falsifikim
Dokument 5: BFI – Falsifikim
Dokument 6: BFI - Falsifikim
Dokument 6: BFI – Falsifikim
Dokument 7: BFI - Falsifikim
Dokument 7: BFI – Falsifikim

Ndryshe, që në vitin 2015 filluan përplasjet mes dy grupeve në BFI, mes „Lëvizjes për reforma në BFI” e cila kërkonte shkarkimin e Reisit pjesë e së cilës ishte edhe Buzaku dhe mes Sulejman Rexhepit me përkrahësit e tij.

„Lëvizja për reforma në BFI” 12 ditë mori nën udhëheqje selinë e BFI-së por më pas u larguan nga selia ndërsa disa u dënuan edhe me burg me kusht nga Gjykata Themelore Shkupi I për vepër penale “pjesëmarrje në grupim” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë” dhe u obliguan t’i paguajnë BFI-së dëmshpërblim.
Rijaseti i BFI-së në krye me Rexhepin, vendosi për sanksionimin e personave që morën selinë e këtij institucioni, duke i përzënë nga anëtarësia në Bashkësinë Fetare Islame. Që atëherë procesi ka vazhduar nëpër gjykata.

Javë më parë, BFI u përplas edhe me Qeverinë e Maqedonisë për çështjen e denacionalizimit të pronave. Ndërkaq, vitin e kaluar kryeministri Zoran Zaev tha se institucionet do ta kontrollojnë punën e Bashkësisë Fetare Islame. Gjithashtu,pasi kërkoi në Kuvenddeputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiriu drejtua edhe në Prokurorinë Speciale Publike për t’u kërkuar kontrollim të bisedave telefonike që të vërtetohet se a ka ndonjë lloj keqpërdorimi nga BFI. Nga kjo e fundit nuk u dha asnjë informatë nëse kanë ndërmarrë ndonjë vepër të tillë.

LEXO: Gjykata Themelore II thotë se vetëm e ka bërë konfirmim të vendimeve të miratuara nga Bashkësia Fetare
LEXO: Policia në BFI ishte e MPB-së, jo e Policisë Financiare
LEXO: Prokuroria: Deklarata e Rexhepit për gjykatësen hetohet
LEXO: KMKF dhe Qeveria: Nuk përzihemi në punën e BFI-së
LEXO: Partitë shqiptare: Institucioni i BFI-së në vend është autonom, politika nuk duhet të përzihet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button