Janeva: Ka të dhëna për “Lagjen e Trimave”, por nuk ka “bomba”

Prokuroria Speciale Publike ka të dhëna për atë se si kanë ndodhur ngjarjet e Kumanovës, por nuk ka “bomba” për këtë, kështu deklaroi njeriu i parë i Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

Duke pasur parasysh se ende nuk ka “bomba”, rasti “Lagja e Trimave”, nuk është e sigurt se a do të mund kjo prokurori të vendosë kompetenca në këtë lëndë.

“Ka procedurë parahetimore, por do të jetë shumë e vështirë se a do të vendoset kompetencë. Pyetja është se a do të mund të PSP ta marr këtë lëndë”, tha Janeva.

Kjo lëndë, për të cilën Gjykata Themelore Shkupi 1 ka miratuar aktvendim me dënime me burg ndodhet në procedurën e ankesave dhe pritet që Gjykata e Apelit në Shkup të caktojë seancë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button