Albright: Në Kosovë vepruam drejt

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e ka cilësuar veprim të drejtë gjithë atë që është bërë në Kosovë në vitin 1999, për t’i dhënë fund spastrimit etnik, pavarësisht nga doktrina e re, që bashkësia ndërkombëtare nuk është e obliguar që gjithmonë të ndërhyjë.

“Unë besoj në paqe, por unë nuk jam pacifiste. Mendoj se ndonjëherë duhet të përdorni forcën për të ndalur vrasjet. Tani ekziston një doktrinë e re ‘Përgjegjësi për të mbrojtu’”. Qeveria duhet të mbrojë popullin e saj, dhe në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë duhet ta bëjë këtë e tërë bashkësia ndërkombëtare, por që nuk do të thotë se gjithmonë duhet të përdoret forca”, tha Albright në një intervistë të botuar javoren çeke “Tyden”, transmeton Beta.

Ajo potencoi se pikërisht në saje të kësaj doktrine SHBA-të dhe NATO-ja intervenuan në Libi, por që paraprakisht duhej provuar të gjitha për të mos përdorur forcën.

“Por ajo që bëmë në Kosovë, për t’i dhënë fund spastrimit etnik, sipas mendimit tim, ishte korrekte”, tha Albright.

Ish-kreu i diplomacisë amerikane gjatë administratës së presidentit Bill Clinton ka refuzuar të komentojë aktivitetet e biznesit në Kosovë.

“Tani unë nuk mund të flas për këtë, sepse jemi në mes të kësaj çështjeje (privatizimi i Telekomit Kosovës)”, tha ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button