Një shofer autobusësh ka ndërruar jetë në Strazhë

Një vozitës i autobusit që ka qarkulluar në linjën nga Kërçova drejt Gostivarit, ka ndërruar jetë në Strazhë. Mbrëmë rreth orës 22:00, autobusi është ndalur në Strazhë për pushim të shkurtër. Para nisjes, kur vozitësi 37-vjeçar G.D. ka hipur në autobus, përnjëherë i është përkeqësuar gjendja dhe ka rënë pa vetëdije, transmeton Portalb.mk.

Udhëtarët nga autobusi menjëherë janë përpjekur t’i ndihmojnë. Është ftuar Ndihma e Shpejt nga Gostivari, por gjithçka ka qenë e kotë. Kur ka arritur Ndihma e Shpejt, mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policor Gostivar kanë kryer inspektim. Pasi është konstatuar se G.D. ka ndërruar jetë nga vdekja natyrale, me urdhrin e prokurorit publik trupi i tij është dërguar te familja e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button