Ligji i Prokurorisë, Deskoska: Nuk pranojmë dispozita ligjore nga opozita që nënkuptojnë amnisti të fshehur

Nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me dallimet mes pushtetit dhe opozitës rreth përbërjes së Ligjit të ri për Prokurori Publike, kështu deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas mbarimit të rundit të negociatave për këtë ligj që përfshin edhe Prokurorinë Speciale, mes VMRO-së opozitare dhe LSDM-së në pushtet, transmeton Portalb.mk.

“Nuk pajtohemi për nenin 105. Ky nen duhet të mundësojë vazhdimin e procedurave hetuese për veprat e kryera penale. Por nga ne, për Ministrinë e Drejtësisë nuk është e pranueshme vendosja e dispozitave në ligj që do të thonë amnisti e fshehur për disa kryerës të veprave penale. Andaj nuk kishim përparim”, tha Deskoska.

Ajo tha se dy partitë nuk kanë vërejtje të theksuara në lidhje me popozimin e Ministrisë së Drejtësise që Prokurori publik së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij të jenë ata që do zgjedhin se cilët lëndë do të shkojnë në ekipin e Janevës dhe cilët në ekipin e Prokurorisë së rregullt.

“Mospajtimi qëndron në atë se sa thellë dë të shkohet me selektimin e lëndëve. Kërkesa e VMRO-së që mos të mirren parasysh aspak lëndët e hapura pas 18 qershorit është problematike për ne. Ata kërkojnë që të ndalojë çdo procedurë për të akuzuarit pas 18 qershorit dhe dëshmitë të shkatërrohen ” tha Deskovska.

Ajo tha se me siguri dy Prokuroritë, ajo e rregullt dhe ajo speciale, do të punojnë ndaras, por për këtë do të bisedojnë me opozitën, pas tejkalimit të pengesave për nenin 105.

Marrëveshja për këtë ligj është një nga kushtet e pashkruara për marrjen e raportit pozitiv për Maqedoninë nga Komisioni Evropian. Takimi i ardhshëm i grupeve punuese është caktuar për të premten.

Mes lëndëve të hapura pas 18 qershorit janë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button