Plenkoviq: Do të bëjmë gjithçka për datë për Maqedoninë në qershor

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ka thënë për MIA-n se Kroacia do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata në qershor.

Plenkoviq, i cili dje pasdite ishte në vizitë të Brukselit, vendi i të cilit do ta merr kryesimin me BE vitin e ardhshëm, vuri në dukje se zgjerimi do të jetë e lartë në agjendën e vendit të tij.

I pyetur nga MIA nëse në Këshillin e ardhshëm të ministrave, në qershor, vendi i tij do të përpiqet të bindë vendet tjera të cilat ende kanë rezerva për fillimin e negociatave, ai tha se vendi i tij shumë mirë e kupton se një hap përpara është i rëndësishëm.

“Të gjithë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut janë shumë të vetëdijshëm se sa e mbështesim rrugën e tyre evropiane”, tha Plenkoviq.

Ai pastaj e shfrytëzoi rastin për të përkujtuar se Maqedonia e Veriut e ka filluar procesin evropian madje edhe para Kroacisë në vitin 2000 në Zagreb.

“Për ata që nuk i dinë detajet, duhet theksuar se Maqedonia e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim asocimit madje edhe para Kroacisë, në të vërtetë ata e iniciuan këtë marrëveshje në margjinat e samitit në Zagreb nëntëmbëdhjetë vjet më parë”, përkujtoi kryeministri kroat.

Plenkoviq shtoi se nëse ka ndonjë vend i cili e kupton se sa i rëndësishëm është një hap para për Maqedoninë e Veriut, ai vend është Kroacia.

“Jemi të thellë bindur se pas marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit, ata e meritojnë hapin para, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur atë drejtim, por së pari të shohim çfarë do të rekomandojë Komisioni Evropian në raportet në maj”, theksoi Andrej Plenkoviq.

Maqedonia e Veriut pret që në qershor të merr datë për fillim të negociatave, siç premtoi vitin e kaluar në Bashkimin Evropian, nëse përmbushen katër kushtet e përcaktuara. Një nga betejat që po zhvillohen në Komisionin Evropian është e ashtuquajtura “ndarje” nga Shqipëria. Në Komisionin Evropian, sipas burimeve në këtë institucion, ka dy rryma, njëra mendon se të dy vendet duhet të grupohen së bashku, ndërsa rryma tjetër beson se Maqedonia e Veriut duhet të ndahet duke pasur parasysh se përparimi është më i rëndësishëm në vendin tonë.

Gjithashtu, për shkak të rritjes së paqëndrueshmërisë politike në Shqipërinë fqinje, shumë aktorë kanë frikë se Maqedonia mund të jetë “viktimë” e kësaj logjike të grupimit të vendeve, sidomos duke pasur parasysh faktin se Bashkimi Evropian udhëhiqet nga parimi i meritave individuale.

Një nga variantet të cilat po shqyrtohen në Komisionin Evropian është që në raportet e ardhshme më 29 maj të përdorin një fjalor të fortë në favor të fillimit të negociatave me Maqedoninë, sidomos pasi zgjedhjet presidenciale kaluan qetë dhe pa kritika të mëdha dhe natyrisht për shkak të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në të dy vendet.

Mbetet për t’u parë nëse zgjerimi do të vendoset në agjendën e ministrave të BE në qershor. Në qoftë se parlamenti gjerman s’ka kohë për ta miratuar vendimin për negociata me Maqedoninë, në fillim të qershorit, nuk përjashtohet mundësia që të thirret Këshill i ri i Ministrave në korrik, nën kryesimin e Finlandës.

Finlanda merr kryesimin me BE nga 1 korrik deri më 31 dhjetor, ndërsa pas saj në krye Bashkimit Evropian do të vjen Kroacia, e cila paralajmëroi se zgjerimi do të jetë një nga prioritetet kryesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button