Dështoi tenderi për litari adrenalin nga Kalaja deri në Parkun e Qytetit

Ka dështuar tenderi i Qytetit të Shkupit për ndërtimin e litarit adrenalin (zipline) nga Kalaja deri në Parkun e Qytetit. Në thirrjen publike për përzgjedhje të realizuesit të projektimit, dhe ndërtimit të litarit, nuk ka arritur ofertë e pranueshme, thuhet nga ana e Byrosë për të prokurimit publik.

“Asnjë nga firmat nuk kanë sjellë garancinë bankare të nevojshme për fitimin e tenderit. Do të hapet tender i ri”, thonë nga kabineti i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Ndryshe, Shilegov kohë më parë promovoi këtë projekt duke thënë se qëllimi i tij është t’u mundësohet qytetarëve të Shkupit përmbajtje rekreative-sportive si dhe të mundësojë zhvillim të turizmit alternativ përmes të cilit do të stimulohet zhvilli i ofertës turistike.

“Pas përfundimit të fazës së projektit do të përpunohet elaborat për vendosjen e pajisjes urbane për aktivitete sportive rekreative. Qëllimi i këtij projekti është t’u mundësohet qytetarëve të Shkupit përmbajtje rekreative-sportive si dhe të mundësojë zhvillim të turizmit alternativ përmes të cilit do të stimulohet zhvilli i ofertës turistike. Kujdes të veçantë gjatë zgjedhjes së lokacionit i është kushtuar vendit, gjegjësisht parashihet që me këtë projekt të lidhen Kalaja e Shkupit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit si ambient kulturor historik me Muzeun e Arteve Bashkëkohore dhe Qytetin e Shkupit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Litari adrenalin, sipas projektit do të jetë në gjatësi prej 400 metrash, do të ketë pajisje përkatëse të sigurt dhe sistem për frenim me të cilën do të rregullohet shpejtësia e lëvizjes. Do të kushtojë rreth 50.000 euro.

Përveç vendosjes së litarit adrenalin, këtë verë Qyteti i Shkupit do të punojë edhe për gjallërimin e Kalasë, e cila deri tani, sipas Shilegovit, pothuajse nuk ka vizitorë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button