Colorado, sulm në shkollë, 1 adoleshent humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën

Colorado, sulm në shkollë, 1 adoleshent humbi jetën dhe 7 të tjerë u plagosën

Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy nxënës hapën zjarr në një shkollë amerikane.

Sulmi ndodhi në shkollën Stem, në Highland Ranch, afër Denverit, Colorado. Autorët tani janë arrestuar.

Highlands Ranch ndodhet vetëm tetë km larg nga gjimnazi Columbine, vendi ku u krye një nga masakrat më të mëdha në një shkollë amerikane, 20 vjet më parë, transmeton Top Channel.

Pak përpara orës 14.00 sipas orës lokale, autorët hynë në shkollë, dhe qëlluan mbi nxënësit, në dy vende të ndryshme.

Shkolla u mbyll dhe u izolua ndërsa policia kontrollonte vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button